Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti delegacionin e Lidhjes së Shoqatave të maqedonasve dhe fëmijëve refugjatë nga pjesa e Egjeut e Maqedonisë – MAKEDON

27 Qershor 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti delegacionin e Lidhjes së Shoqatave të maqedonasve dhe fëmijëve refugjatë nga pjesa e Egjeut e Maqedonisë – MAKEDON, të përbërë nga Aleksandar Janevski, kryetar i Lidhjes, Liliana Zaturovska dhe Trajçe Dimkov, nënkryetarë të Lidhjes dhe Trajçe Karapetrov nga Shoqata e Maqedonasve të Tetovës nga pjesa e Egjeut e Maqedonisë.

Në këtë takim i cili mbahet në prag të përkujtimit tradicional të 75-vjetorit të përfundimit të Luftës Civile në Greqi dhe 76-vjetorit të përndjekjes së dhunshme të maqedonasve nga pjesa e Egjeut e Maqedonisë, delegacioni nga MAKEDON informoi mbi përgatitjet për manifestimin, si dhe për mbajtjen e Kuvendit vjetor në të cilin pritet të merren vendime për pranimin e shoqatave në këtë Lidhje, për zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së Lidhjes dhe për programin vjetor të punës.

Presidentja Siljanovska Davkova, duke shprehur mbështetjen e saj për punën dhe aktivitetet e Lidhjes të shoqatave të maqedonasve dhe fëmijëve refugjatë nga pjesa e Egjeut e Maqedonisë – MAKEDON, theksoi se fati dhe tragjedia e 30.000 fëmijëve refugjatë dhe golgota e tyre nuk duhet të fshihet dhe të relativizohet. Presidentja dërgoi mesazhin se respektimi dhe njohja e së kaluarës i jep shumë hapësirë ​​për një të ardhme miqësore për të cilën përpiqemi për të mirën e të gjithëve në Ballkan dhe në Evropë.

Bashkëbiseduesit në këtë takim shprehën pritjen se kremtimi i dy ngjarjeve tragjike, që do të mbahen më 30 qershor 2024, të diele, para Përmendores së fëmijëve refugjatë në Parkun “Zhena-Borec” (Gruaja Luftëtare) në Shkup, do të kryhet me dinjitet sepse me respektimin e fatit dhe tragjedisë së fëmijëve refugjatë nga pjesa e Egjeut e Maqedonisë, e respektojmë edhe tragjedinë e fëmijëve të pafajshëm në mbarë botën – viktima të luftërave.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...