Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti dirigjentin dhe violinistin lituan Xhulian Rahlin i cili do të marrë pjesë në hapjen e “Verës së Ohrit”

12 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot në Villën “Biljana” e mirëpriti udhëheqjen e manifestimit maqedonas ndërkombëtar muzikor-skenik “Vera e Ohrit dhe dirigjentin dhe violinistin lituan Xhulian Rahlin i cili do të marrë pjesë në hapjen solemne të edicionit të 64-t.

Duke i uruar një performancë të mirëseardhur dhe të suksesshme artistit me renome nga Lituania, Presidentja Siljanovska Davkova u njoh me karrierën mbresëlënëse dhe shumëvjeçare muzikore ndërkombëtare të Rahlin dhe shprehu kënaqësinë e saj që një artist i shquar dhe i kërkuar në të gjithë meridianët e botës do të performojë së bashku me Orkestrën e Filarmonisë maqedonase në ceremoninë e hapjes të këtij manifestimi të rëndësishëm muzikor për ne.

Presidentja shprehu pritshmërinë e saj që me performancën e vet artistët të lënë gjurmë të veçantë dhe mbresa të forta në edicionin e sivjetshëm të “Verës së Ohrit”. Ajo shprehu bindjen se repertori i pasur artistik i mbrëmjeve të ardhshme të festivalit do të kënaqë orekset muzikore të audiencës vendase dhe ndërkombëtare.

Në këtë takim, ku morën pjesë Ministri i Kulturës dhe Turizmi, Zoran Ljutkov, si dhe drejtoresha e IN “Vera e Ohrit”, Natasha Popoviq dhe përzgjedhëset Bisera Çadllovska dhe Sanja Arsovska, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se “Vera e Ohrit” si një nga evenimentet kulturore më cilësore dhe më të shquar në rajonin më të gjerë, ka një ndikim serioz në kulturën maqedonase dhe afirmimin ndërkombëtar të vendit.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...