Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Shiaoçin Ju

16 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Shiaoçin Ju.

Në takim u shpreh kënaqësia nga bashkëpunimi aktual dhe partneriteti i fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë maqedonase.

Duke e theksuar rolin e jashtëzakonshëm të Bankës Botërore në tri dekadat e kaluara, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu falënderim për projektet dhe iniciativat e përhershme në drejtim të fushave kryesore, klimës afariste punësimit, mbrojtjes sociale dhe promovimit të zhvillimit të gjelbër.

Të dy bashkëfolëset shkëmbyen mendime mbi Kornizën e partneritetit për periudhën 2024-2028, e cila paraqet një mundësi të shkëlqyer për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë, duke kontribuar drejtpërdrejt në tejkalimin e sfidave aktuale dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve maqedonas.

Në atë drejtim, Presidentja shprehu përgatitjen e saj për aktualizim të këtyre qëllimeve, promovimin e mëtejshëm të interesave tona ekonomike dhe shfrytëzimin e potencialeve të ardhshme.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në takim me përfaqësuesit e grupit ALDE

Siljanovska Davkova në takim me përfaqësuesit e grupit ALDE

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot në takim përfaqësuesit e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën (ALDE) nga Parlamenti Europian, pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare "Quo vadis Europa 2025?", që u mbajt në Shkup. [gallery...