Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti drejtorin e Organizatës evropiane për të drejtën publike, Spiridon Flogatitis

4 Shtator 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot e mirëpriti drejtorin e Organizatës evropiane për të drejtën publike, Spiridon Flogatitis.

Në këtë takim Presidentja u njoh me qëllimet, funksionimin dhe aktivitetet e organizatës, e cila deri më tani ka organizuar, promovuar dhe mbështetur më shumë se 200 projekte arsimore dhe kërkimore dhe ka ofruar mbështetje për ngritjen e kapaciteteve demokratike të institucioneve në më shumë se 70 vende.

Presidentja Siljanovska Davkova përshëndeti aktivitetet hulumtuese të Organizatës evropiane për të drejtën publike në drejtim të promovimit të sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike evropiane, si dhe analizën e sistemeve juridike me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve kreative për përmirësimin e tyre.

Në këtë takim u shqyrtuan mundësitë dhe mënyrat e vendosjes së bashkëpunimit ndërmjet Organizatës evropiane për të drejtën publike dhe institucioneve maqedonase.

Organizata evropiane për të drejtën publike është organizatë ndërkombëtare e dedikuar për krijimin dhe afirmimin e njohurive në fushën e të drejtës publike dhe menaxhimit, e themeluar në Athinë në vitin 2007, si vazhdimësi e Qendrës evropiane për të drejtën publike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...