Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti drejtorin e Qendrës për menaxhim me krizat, Angellov

3 Shtator 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot e mirëpriti drejtorin e Qendrës për menaxhim me krizat, Stojançe Angellov.

Në këtë takim u fol mbi domosdoshmërinë e reformave në sistemin e menaxhimit të krizave, nevojën për ndryshime në Ligjin për menaxhimin e krizave, si dhe vendimin e qeverisë për bashkimin e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Qendrës për menaxhimin me krizat.

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Angellov, e njoftoi Presidenten me problemet dhe mangësitë sistematike me të cilat ballafaqohen, joefikasitetin dhe mbivendosjen e kompetencave të tyre me funksionet e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se zjarret që e përfshinë vendin konfirmojnë mangësitë kritike në sistemin e menaxhimit të krizave dhe theksoi nevojën urgjente për riorganizim thelbësor dhe reforma gjithëpërfshirëse, e cila është e një rëndësie kyçe për trajtimin efikas dhe reagimin e duhur në situata krize.

Në këtë takim u theksua rëndësia e koordinimit dhe bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet Presidentes, Qeverisë, Armatës dhe të gjitha institucioneve relevante vendase dhe ndërkombëtare me qëllim që të veprohet sa më shpejt dhe në mënyrë të duhur në situata krize.

Në takim, drejtori Angellov informoi edhe mbi gjendjen aktuale me zjarret, si dhe mbi masat dhe aktivitetet që po ndërmerren për vënien nën kontroll dhe shuarjen e tyre.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...