Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti Gabriel Gualano de Godoj, përfaqësuesin e Zyrës së UNHCR-së

26 Qershor 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti përfaqësuesin e Zyrës së Komisariatit të Lartë për Refugjatët të Kombeve të Bashkuara – UNHCR, Gabriel Gualano de Godoj.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime dhe informacione mbi bashkëpunimin e deritanishëm të institucioneve maqedonase me UNHCR-në, kurse u theksua rëndësia e ekspertizës së tyre, si dhe përkrahja institucionale dhe materiale, si kyçe për përforcimin e kapaciteteve për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për njerëzit në situata të lëndueshme.

Presidentja Siljanovska Davkova, duke kujtuar angazhimin e saj si deputete kur ishte e përfshirë aktivisht në miratimin e ligjeve të përgatitura me ndihmën e UNHCR-së, theksoi përkushtimin e saj të thellë për çështjet e refugjatëve, duke siguruar që korniza jonë ligjore të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ajo e theksoi qëndrimin se vendi ynë do të vazhdojë të punojë ngushtë me UNHCR-në që të shpëtojë jetë dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë për njerëzit që janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve, persekutimit, gjendjeve të jashtëzakonshme klimatike.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë edhe për bashkëpunimin intensiv me UNHCR-në lidhur me çështjen e personave pa shtetësi. Në këtë drejtim, Presidentja theksoi se ndryshimet në Ligjin për librat amzë dhe Ligjin për të huajt, si dhe zbatimi i tyre praktik e zgjidhën situatën e mbi 700 personave pa shtetësi dhe se pret që së shpejti të bëhemi vendi i parë në Evropë që do ta çrrënjosë këtë problem.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...