Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti Kristina Nikollovskën, drejtoreshën e Seminarit ndërkombëtar të gjuhë, letërsisë dhe kulturës maqedonase në UKEM

28 Qershor 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti Kristina Nikollovskën, drejtoreshën e Seminarit ndërkombëtar të gjuhë, letërsisë dhe kulturës maqedonase në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij” – Shkup.

Në këtë takim, Presidentja Siljanovska Davkova u informua mbi aktivitetet përgatitore të Shkollës së 57-të Verore të Seminarit ndërkombëtar për gjuhë, letërsi dhe kulturë maqedonase në UKEM, i cili do të mbahet nën patronatin e saj.

Presidentja Siljanovska Davkova, duke theksuar rëndësinë e këtij manifestimi prestigjioz, si dhe reputacionin e Shkollës verore, theksoi se me aktualitetin, emrat e ligjëruesve, por edhe të studentëve që marrin pjesë, jep një kontribut të madh për shkencën dhe kulturën maqedonase.

Seminari ndërkombëtar për gjuhë, letërsi dhe kulturë maqedonase është themeluar më 22 dhjetor 1967. Deri më tani janë mbajtur 56 shkolla verore dhe tri shkolla dimërore, në të cilat kanë marrë pjesë më shumë se 4000 pjesëmarrës nga mbi 60 vende, midis të cilëve maqedonistë të shquar, profesorë të gjuhës dhe letërsisë maqedonase në universitetet e huaja, sllavistë, ballkanologë, përkthyes, punonjës shkencorë dhe studentë, të cilët e studiojnë gjuhën maqedonase në lektoratet tona dhe universitetet në botë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...