Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti Migel Anhel Moratinos, zëvendëssekretarin e përgjithshëm të OKB-së dhe përfaqësues i lartë i Aleancës së Qytetërimeve së OKB-së

12 Tetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Vilën Biljana në Ohër e mirëpriti Migel Anhel Moratinos, zëvendëssekretarin e përgjithshëm të OKB-së dhe përfaqësues i lartë i Aleancës së Qytetërimeve së OKB-së.

Në takimin me Moratinos, i cili është edhe ish-shefi i diplomacisë spanjolle i cili ka qenë i përfshirë në procesin e zgjerimit, u shpreh dakordësia që procesi i integrimit evropian maqedonas të jetë në kuadër të kritereve të Kopenhagës dhe dokumenteve themelore të BE-së, ndërsa jo mbi çështje bilaterale dhe historike.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se është koha përfundimtare që qytetarët maqedonas të bëhen pjesë e familjes evropiane dhe BE-ja të integrojë Ballkanin Perëndimor në radhët e veta dhe kështu do të fitojë mbështetje më të fortë dhe ndikim më të madh në botën multipolare.

Në këtë takim u diskutua edhe mbi rëndësinë e promovimit të dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar si mjet për parandalimin e konflikteve dhe nxitjen e kohezionit social, ku Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi përkushtimin e shttit tonë për multilateralizëm, si dhe ndaj punës së Aleancës së Qytetërimeve, duke promovuar stabilitetin rajonal.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi synimet e Aleancës së Qytetërimeve nëpërmjet zbatimit të politikave që nxisin kohezionin social dhe inkluzionin kulturor, kurse përfshijnë programe arsimore, shkëmbime kulturore për diplomacinë publike, në drejtim të ndërtimit të tolerancës dhe respektit.

Presidentja Siljanovska Davkova e vuri në dukje potencialin e forumeve rinore, programeve të shkëmbimit dhe trajnimeve për lidership si mjet për të inkurajuar respektin dhe mirëkuptimin ndërkulturor, duke e theksuar rolin e diplomacisë digjitale.

Miguel Anhel Moratinos, zëvendëssekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe përfaqësues i lartë i Aleancës së Qytetërimeve të OKB-së po qëndron në vendin tonë, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Forumin për diplomacinë kulturore, organizuar nga Shkolla për Liderët e Rinj, nën kujdesin e ish-presidentit, Gjorge Ivanov, i cili mori pjesë në takim.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...