Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti Rita Kolumbia, koordinatorin e përhershëm të sapoemëruar të Kombeve të Bashkuara

18 Shtator 2024 | Kumtesat

Presidentja Siljanovska Davkova sot e mirëpriti Rita Kolumbia,  koordinatorin e përhershëm të sapoemëruar të Kombeve të Bashkuara në vend.

Presidentja Siljanovska Davkova, duke uruar për emërimin në këtë funksion, shprehu kënaqësinë për kontributin e jashtëzakonshëm të Kombeve të Bashkuara në integrimet tona evropiane, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për vendin dhe për qytetarët.

Në këtë takim u bisedua mbi aktivitetet dhe projektet aktuale që po realizohen te ne me mbështetjen e Organizatave të OKB-së, si dhe u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer institucional i deritanishëm, në të gjitha nivelet dhe fushat.

Të dy bashkëbisedueset diskutuan për zbatimin e kornizës së bashkëpunimit 2021-2025, si dokumenti kryesor strategjik që përcakton punën e sistemit të OKB-së në vend, kurse në përputhje me prioritetet kombëtare të zhvillimit.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...