Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti të dërguarin special slloven për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh

3 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti Anzhej Frangesh, të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor të Republikës së Sllovenisë.

Në këtë takim u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer miqësor midis dy shteteve, me mbështetje dhe respekt të ndërsjellë.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu falënderim për mbështetjen e fuqishme dhe të hapur të Republikës së Sllovenisë për vendin tonë në rrugën e integrimeve evropiane dhe vlerësoi se me emërimin e të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, Sllovenia konfirmon përkushtimin e saj të fuqishëm në procesin integrues të rajonit tonë në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim u bisedua edhe mbi rrjedhën e procesit reformues pas formimit të qeverisë së re. Në këtë kontekst, Presidentja Siljanovska Davkova vlerësoi se themelimi i Ministrisë për Çështje Evropiane është një hap që dëshmon përkushtimin e shtetit tonë ndaj agjendës evropiane.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu pritjen e saj për vazhdimin e përkrahjes sllovene në përmbushjen e përcaktimeve strategjike maqedonase.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...