Presidentja Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të porsaemëruar të Republikës Franceze, Kristof le Rigoler

29 Gusht 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana  Siljanovska Davkova, sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të porsaemëruar të Republikës Franceze, Kristof le Rigoler.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, e cila u mbajt në Villa Biljana në Ohër, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se në historinë tridhjetëvjeçare të marrëdhënieve diplomatike, me përpjekje të përbashkëta, të dyja shtetet kanë ndërtuar marrëdhënie dinamike politike dhe nivel solid të bashkëpunimin e ndërsjellë në disa fusha, dhe si rezultat i atyre përpjekjeve të përbashkëta, vendi ynë sot padyshim që sheh në Republikën Franceze mik të madh dhe aleat të sinqertë në procesin e integrimeve tona evropiane. Në këtë drejtim, Presidentja shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme franceze, e cila është përforcuar veçanërisht në vitet e kaluara dhe e cila do të vazhdojë të jetë një nxitje e rëndësishme për angazhimin tonë të fuqishëm në zbatimin e reformave në vend.

“Vendi ynë meriton të fillojë negociatat për anëtarësim në BE pa vonesa të mëtejshme. Ne jemi të gatshëm të ndërmarrim pjesën tonë të detyrës për të ardhmen e Evropës, duke përhapur vizionin tonë për një qasje të hapur ndaj partnerëve evropianë, bazuar në vendosmërinë e miqësisë, bashkëpunimit të gjerë, respektit të ndërsjellë dhe një qasjeje të sinqertë në marrëdhënie. Këtu nuk kemi asnjë dyshim se miqtë tanë francezë do ta ndihmojnë pa rezerva vendin tonë që të bëhet pjesë e familjes evropiane, një akt që do të hapë një kapitull të ri në historinë tonë, do të sjellë energji të re në institucionet dhe qytetarët maqedonas, do të ngrejë një valë të re të vetinvestimit të përkushtuar për idenë evropiane”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi gatishmërinë tonë për përparimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, veçanërisht për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Le Rigoler, në fjalën e tij në këtë ceremoni, theksoi se misioni i tij në vendin tonë ka një kuptim të dyfishtë, për të siguruar vazhdimësinë në mbështetjen e Francës për rrugën tonë evropiane dhe procesin e reformave, si dhe për promovimin e marrëdhënieve njerëzore dhe kulturore që i bashkojnë të dy popujt. Në drejtim të thellimit të marrëdhënieve bilaterale, ambasadori Le Rigoler theksoi se është i rëndësishëm intensifikimi i shkëmbimeve politike dhe zbatimi i projekteve konkrete dhe strukturore ekonomike që janë të dobishme për mbarë popullatën maqedonase.

Duke theksuar se Franca mbështet pa kushte procesin politik për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kurse veçanërisht të vendit tonë, ambasadori Le Rigoler tha se kjo rrugë evropiane është një detyrim i përbashkët, një domosdoshmëri kolektive dhe një fat i përbashkët.

“Mbështetja jonë nuk është vetëm politike. Kjo mbështetje është gjithashtu praktike, që po përforcohet gjithnjë e më shumë, për të ndihmuar në procesin e reformave në vazhdim. Ne jemi të gatshëm të japim përvojën dhe ekspertizën tonë kudo që do të ishte e dobishme për ju”, tha ambasador Le Rigoler.

Presidentja Siljanovska Davkova i uroi suksese ambasadorit Kristof le Rigoler në kryerjen e detyrës me përgjegjësi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit