Presidentja Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Perusë

20 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Perusë, me seli në Bukuresht, Feliks Rikardo Denegri Bosa.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu besimin se zhvillimi i ardhshëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve do të jetë shembull pozitiv dhe sfidë për përparimin e vazhdueshëm të tyre me përmbajtje të reja në fusha konkrete.

Duke theksuar se bota sot po përballohet me sfida të shumta, Presidentja rekomandoi se bashkëpunimi i ndërsjellë është thelbësor jo vetëm për prosperitetin e dy vendeve, por edhe për ndërtimin e një bashkësie më të fortë ndërkombëtare.

“Shtetet tona edhe përkrah distancës gjeografike, shkëmbejnë vlera dhe aspirata të rëndësishme për paqe, stabilitet dhe zhvillim, të ndërlidhura nëpërmjet përkushtimit të ndërsjellë ndaj parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut, si dhe nëpërmjet interesit për përforcimin e lidhjeve kulturore, ekonomike dhe arsimore”, theksoi në fjalën përshëndetëse Presidentja Siljanovska Davkova.

Në fjalimin e tij, ambasadori i Perusë theksoi se të dy shtetet shkëmbejnë vlera të përbashkëta demokratike, promovimin e paqes, përparimin ekonomik dhe të drejtat e njeriut, duke kontribuar kështu jo vetëm në përforcimin e shteteve të tyre, por edhe në stabilitetin global.

Ambasadori i Perusë e theksoi bashkëpunimin multilateral dhe u falënderua për mbështetjen maqedonase të kandidaturave të Perusë në organizatat ndërkombëtare.

Duke folur për regjimin pa viza midis dy vendeve, ai shprehu shpresën për zhvillimin e turizmit në të ardhmen. Ambasadori e theksoi rolin e bashkësisë së vogël peruane në vend në përforcimin e lidhjeve të ndërsjella dhe afrimin e njerëzve.

Në këtë ceremoni solemne, Presidentja i uroi ambasadorit kryerje të suksesshme të misionit të tij dhe shprehu besimin se përvoja e tij diplomatike do të kontribuojë në thellimin e miqësisë së ndërsjellë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...