Presidentja Siljanovska Davkova mori pjesë në ditën e parë të shkollës në SHNK “Jan Amos Komenski”

2 Shtator 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor mori pjesë në ditën e parë të shkollës në SHNK “Jan Amos Komenski” në Shkup.

Presidentja Siljanovska Davkova në këtë ceremoni i përshëndeti nxënësit e klasës së parë duke u uruar suksese në kërkim të njohurive të reja.

“Të jeni të sigurt se nuk ka asgjë më të rëndësishme se njohuria, të mësoni të shkruani, të mësoni të këndoni, sepse vetëm këtë gjë nuk mund t’ua marrë askush në jetë”, u rekomandoi Presidentja Siljanovska Davkova.

Duke treguar një pjesë të përvojës së saj si nxënëse, Presidentja theksoi se para gjashtëdhjetë vjetësh, ajo si nxënëse e klasës së katërt, ka qenë në brezin e parë të kësaj shkolle dhe ka qenë nxënëse e dalluar, duke theksuar se “Jan Amos Komenski” ka qenë një ndër shkollat më të mira jo vetëm në Republikë por edhe në Jugosllavi.

“Ia vlen të mësosh, kështu thoshte edhe pedagogu i shquar Jan Amos Komenski, ia vlen të dish, jo që t’i bësh të lumtur prindërit tënd, të afërmit, gjyshërat dhe gjyshet, por të dini, se me njohuri bëheni njerëz më tolerantë, më të mirë, sepse ai i cili di – do të dijë të gjendet edhe në jetë”, tha Presidentja në fjalën përshëndetëse.

Nxënësit e klasës së parë në ditën e parë të shkollës janë pritur me një shfaqje të përgatitur nga nxënësit e klasës së pestë. Këtë vit në SHNK “Jan Amos Komenski” janë regjistruar 100 nxënës të klasës së parë të cilët do të mbajnë mësim në 4 paralele.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori vendim për formimin e Këshillit të të rinjve, si trup i përkohshëm pune i cili do të shqyrtojë dhe analizojë çështje lidhur me të rinjtë, politikat dhe iniciativat rinore të cilat dalin nga nevojat e të rinjve me qëllim të...