Presidentja Siljanovska Davkova mori pjesë në festimin solemn në festën Shfaqja e Zotit – Ujët e Bekuar në Ohër dhe Strugë

19 Janar 2025 | Kumtesat

Presidentja Siljanovska Davkova mori pjesë në manifestimin solemn me rastin e festës së krishterë Shfaqja e Zotit Ujët e Bekuar në Ohër, ku Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, z.z. Stefan i bekoi ujërat e Liqenit të Ohrit duke hedhur kryqin e shenjtë në to.

Të nxitur nga besimi i thellë në bekimin hyjnor të ujërave të shenjtëruara, nga tradita shekullore që simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit dhe nga dëshira për ripërtëritje shpirtërore, qindra besimtarë morën pjesë në aktin e shenjtë, duke kremtuar unitetin dhe dashurinë si themel të pasurisë sonë shpirtërore.

Presidentja i dhuroi besimtarit më me fat, Martin Goxhos, i cili arriti të kapte kryqin e shenjtë, një gdhendje të punuar artistikisht. Ajo i uroi shëndet, lumturi personale dhe përmbushje shpirtërore, duke theksuar se arritja e tij fisnikëron shpirtin e guximit, shpresës dhe përkushtimit të cilat e zbukurojnë këtë festë madhështore.

Në vazhdim të festës së Shfaqjes së Zotit – Ujit të Bekuar, Presidentja në Strugë mori pjesë në ceremoninë kishtare të shenjtërimit të ujërave dhe hedhjen e kryqit të shenjtë në lumin Drini i Zi – akt i shenjtë i kryer nga Fortlumturia e Tij z. z. Stefan. Tomçe Gollaboskit, besimtarit më të lumtur që hyri në ujërat e shenjtëruara të lumit, i dhuroi një gdhendje të punuar me dorë, duke i uruar atij një jetë të mbushur me shëndet, gëzim dhe begati dhe duke theksuar se kjo festë feston ripërtëritjen e shpirtit, bashkimin dhe fuqinë e përjetshme të besimit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u takua me profesorin grek Yannis Armakolas

Siljanovska Davkova u takua me profesorin grek Yannis Armakolas

Presidentja Gordana SiljanovskaDavkova priti sot profesorin grek Yannis Armakolas, drejtor i Programit për Europën Juglindore në Fondacionin grek për politikë europiane dhe të jashtme (ELIAMEP) dhe i iniciativës " Тhink nea - Narrativa të reja për integrimin në BE"....