Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka marrë pjesë në kremtimit solemn të festës së madhe krishtere të Epifanisë – Uji i Bekuar në Ohër dhe Strugë, ku Mitropoliti i Dibrës dhe Kërçovës z. Georgij bekoi ujërat e Liqenit të Ohrit dhe lumit Drini i Zi, duke hedhur kryqin e shenjtë në to.
Të udhëhequr nga besimi i fortë në hirin e ujit të bekuar dhe zakonin shekullor që simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit, numër i madh i besimtarëve morën pjesë në këtë akt të shenjtë, me lutje dhe shpresë për pastrim shpirtëror.
Presidentja e përgëzoi Martin Goxhon, i cili arriti të nxirrte kryqin e shenjtë nga ujërat e liqenit të Ohrit. Ajo i dhuroi atij një Pafta, një rrip nusërie, nga Galiçniku prej shekullit të 19-të, duke i dërguar urime të sinqerta për shëndet të mirë dhe lumturi personale.
Në Strugë, më i lumturi midis pjesëmarrësve që hynë në ujërat e shenjtëruara, Petar Çakareski, nga Presidentja Siljanovska Davkova si dhuratë mori një Pafta, një rrip nusërie, nga Manastiri prej shekullit të 19-të, me urime për shëndet, gëzim dhe mirëqenie.
Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se Epifania – Uji i Bekuar mbart një mesazh të qartë për ripërtëritje shpirtërore, unitet dhe besim të palëkundur, duke bashkuar shumë breza të besimtarëve gjatë kohës.





