Në meshën e varrimit të dedikuar Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, mori pjesë edhe Presidentja maqedonase, Gordana Siljanovska Davkova.
Para rreth 200,000 besimtarëve dhe adhuruesve të papës popullor, liderëve fetarë, përfaqësuesve të familjeve mbretërore, kryetarëve të shteteve, kryeministrave dhe delegacioneve shtetërore u zhvilluan ceremoni të shumta kishtare.
Duke shprehur një pikëllim të thellë dhe ngushëllim të sinqertë për vdekjen e tij, Presidentja Siljanovska Davkova, në telegramin e saj drejtuar Vatikanit, ee theksoi personalitetin e tij impresionues dhe inspirues si një harmoni të përsosur të fjalëve dhe veprave. Ajo, edhe njëherë, i dha një njohje të merituar për ndikimin e madh që kishte si një paqedhënës i betuar, humanist dhe tribun popullor, avokat i dialogut dhe pajtimit ndërfetar.
Në një ambient të lartë dhe meshë të shenjtë, e drejtuar nga kardinali Xhovani Batista Re, numri i madh i të pranishmëve e përcollën me duartrokitje dhe lot papë e dashur në bazilikën Santa Maria Maxhiore, shtëpia e tij të përjetshme!
V Ndryshe nga paraardhësit e tij që prehen në kriptën e Bazilikës së Shën. Pjetrit, Papa Françesku ka lënë amanet që të varroset në Santa Maria Maxhiore, njëra nga “pesë bazilikat papnore”. Në këtë bazilikë, në vitin 2015, u vendos një pllakë në gjuhën maqedonase për nder të vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi.
Vitin e kaluar, Presidentja kishte audiencë tek Papa Françesku, të cilën e vlerësoi si një ngjarje të paharrueshme, për shkak të mendimeve të urta të Papës për çështjet më të rëndësishme botërore, por edhe për respektin e tij ndaj traditës sonë shekullore të tolerancës ndaj dallimeve dhe vetëdijes së pjekur për rolin e rëndësishëm të fesë në zhvillimin e harmonisë shoqërore.
Papa Françesku është kreu i parë i Kishës Katolike Romake që ka vizituar vendin tonë. Gjatë vizitës historike në vitin 2019, ai tha: “Maqedonia është porta nëpërmjet së cilës krishterimi hyri në Evropë, sepse banorët e tokës maqedonase janë evropianët e parë të cilëve apostulli Pal ua përcolli mësimin e Krishtit”.