Presidentja Siljanovska Davkova në Prilep në diskutimin “Biseda inspiruese për vullnetarizmin” me rastin e 5 Dhjetorit – “Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit”

5 Dhjetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova me rastin e 5 dhjetorit – “Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit”, mori pjesë në diskutimin me temë “Biseda inspiruese për vullnetarizmin”, që u mbajt në bibliotekën e ytetit “Borka Taleski” në Prilep.

Në diskutim, vullnetarët e rinj Aleksandra Josifoska dhe Angela Stojçeska, gazetarja Elizabeta Filiposka dhe aktori Igor Tërpçeski, i treguan historitë e tyre të suksesit personal, të cilët e theksuan rëndësinë e humanizmit, solidaritetit dhe ndihmës vullnetare.

Presidentja Siljanovska Davkova në bashkëbisedimin me të rinjtë theksoi se vullnetarizmi nuk duhet të jetë epifani, por përditshmëri dhe se të rinjve duhet t’u jepet mundësia të rriten dhe të mësojnë nëpërmjet vullnetarizmit, duke u sjellë atyre jo vetëm pikë edukative, por edhe ndërtim dhe zhvillim personal të vlerave të vërteta.

Duke theksuar se humanizmi, si ideali ynë më i lartë, duhet të jetë udhërrëfyes, ajo vuri në dukje se te secili prej nesh qëndron nevoja primare për të ndihmuar të tjerët dhe pikërisht në atë moment, kur u japim dorën, bëhemi njerëz. Kur bëjmë mirë, krijohet harmoni – brenda nesh dhe rreth nesh.  Kjo është sinergji e cila i tejkalon kufijtë e personales dhe hyn në kolektiven” rekomandoi Presidentja Siljanovska Davkova.

Në këtë eveniment, të organizuar nga Koalicioni i organizatave rinore SEG, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Prilepit, Borçe Jovçevski.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...