Presidentja Siljanovska-Davkova pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdulla Ali Atek Obaid Alsubusi

12 Maj 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Emirateve të Bashkuara Arabe me seli në Romë, Abdulla Ali Atek Obaid Alsubusi.

Duke përcjellë përshëndetjet e Presidentit të Emirateve, Sheikut Mohamed bin Zajed Al Nahajn, ambasadori theksoi se në punën e tij do të përqendrohet në ruajtjen e marrëdhënieve të mira politike, si dhe në zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve në sfera të tjera.

Siljanovska-Davkova tha se akti i dorëzimit të letrave redencialeve është fillimi i një kapitulli të ri në forcimin dhe promovimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore, të cilat të dy vendet i kanë kultivuar për tri dekada. Ajo theksoi interesin për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat ekonomike, tregtare dhe të investimeve dhe shprehu besimin se biznesmenët dhe sipërmarrësit nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të përfitojnë nga mundësitë e investimit që Qeveria maqedonase u ofron investitorëve të huaj. Po aq i rëndësishëm, sipas saj, është bashkëpunimi në: arsim, shkencë, kulturë, shëndetësi, turizëm dhe bujqësi, si dhe kontaktet midis komuniteteve të biznesit dhe dhomave të tregtisë.

Duke diskutuar tregtinë e ndërsjellë dhe investimet direkte nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat arritën në 3,11 milionë dollarë në vitin 2023, Siljanovska-Davkova tha se marrëdhëniet ekonomike nuk korrespondojnë me marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe se të dy vendet duhet të punojnë për harmonizimin e tyre.

Në takim bashkëbiseduesit ranë dakord që me hapjen e një ambasade të Emirateve në vendin tonë, e cila do të përfshinte edhe disa vende të rajonit, do të përmirësohej mjedisi institucional për bashkëpunim.

Duke i uruar suksese në kryerjen e detyrës së tij prestigjioze dhe të përgjegjshme si ambasador, Presidentja i dërgoi nëpërmjet tij një ftesë presidentit të Emirateve dhe sundimtarit të Abu Dabit, Sheikut Mohamed bin Zajed Al Nahajn Sheikh, për të vizituar vendin tonë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit