Presidentja Siljanovska Davkova pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Kazakistanit, Satibaldi Burshakov

17 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Kazakistanit, Satibaldi Burshakov.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidentja Siljanovska Davkova theksoi interesimin dhe gatishmërinë e Maqedonisë për përmirësimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm gjithpërfshirës të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Kazakistanin në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë, si në planin bilateral ashtu edhe në atë multilateral. Në këtë drejtim, presidentja shprehu shpresën se ambasadori Burshakov, në kuadër të angazhimit të tij të ardhshëm, do të kontribuojë në forcimin e përgjithshëm të tyre, duke futur përmbajtje dhe forma të reja përmes dialogut politik më intensiv dhe bashkëpunimit të forcimit ekonomik.

Ambasadori Satibaldi Burshakov, në fjalimin e tij  theksoi se që nga themelimi i marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi kazakistano-maqedonas ka ecur me shpejtësi duke u bazuar në lidhjet reciproke të miqësisë, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe vlerave të përbashkëta. Ambasadori shtoi se është i nderuar që është ambasadori i parë i Kazakistanit me rezidencë në Shkup, duke theksuar përkushtimin e palëkundur të shtetit të tij për forcimin e partneritetit politik, tregtar dhe investues, si dhe thellimin e lidhjeve kulturore në interes të të dy kombeve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Deklaratë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe drekës së punës të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas

Deklaratë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe drekës së punës të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas

Pyetje gazetareje: Zonja Presidente, sot patët një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z. Antonio Guterres. Ne kemi informacion nga Kombet e Bashkuara se kemi marrë mbështetje të fortë nga z. Guterres. Ju lutem si e komentoni takimin dhe...