Presidentja Siljanovska Davkova: Ta rregullojmë të tashmen sipas masës së të rinjve

18 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot mbajti fjalim në seancën konstitutive të Këshillit të të rinjve, që është formuar si trup i përkohshëm pune ime qëllim që t’i shqyrtojë dhe analizojë çështjet lidhur me të rinjtë, politikat dhe iniciativat rinore të cilat dalin nga nevojat e të rinjve në drejtim të përparimit të pozitës së tyre në shoqëri.

Në fjalimin e vet, Presidentja vlerësoi se Këshilli hap edhe një derë për të rinjtë, si mundësi që të dëgjohen mendimet e tyre, të kritikojnë dhe të këshillojnë. Duke e theksuar kompetencën dhe profesionalizmin e anëtarëve, ajo tha se Këshilli ka potencial njerëzor dhe krijues që të kontribuojë në krijimin e politikave rinore nëpërmjet aktiviteteve, ideve dhe propozimeve të veta.

Duke vënë në dukje se ne duhet të kujdesemi të gjithë për të rinjtë dhe ta bëjmë shtetin një vend të denjë për të jetuar, ajo theksoi nevojën për të parandaluar eksodin e të rinjve, kështu që betejën për më të zgjuarit dhe më të arsimuarit do ta bëjmë këtu. “Vetëm nëse menaxhojmë të tashmen do të jemi në gjendje të ndikojmë mbi të ardhmen. Ta rregullojmë të tashmen sipas masës së të rinjve”, tha Presidentja në seancën e Këshillit.

Presidentja Siljanovska Davkova i inkurajoi anëtarët e Këshillit që  të bisedojnë dhe diskutojnë hapur mbi problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet shoqëria, të gjejnë zgjidhje kreative dhe të japin sugjerime për tejkalimin e tyre.

Në seancën konstituive u miratua Rregullorja e punës dhe u diskutua mbi ngjarjet dhe aktivitetet e ardhshme.

Kryetarja e Këshillit Rinor, Lina Rangellova, shprehu pritjen se Këshilli do të luajë një rol thelbësor dhe se bashkërisht do të ndërtojnë një hapësirë ​​ku idetë e tyre do të shndërrohen në vepra. Anëtarët u falënderuan për mundësinë, nderin dhe besimin e treguar për të qenë pjesë e Këshillit të të rinjve dhe shprehën vullnetin e tyre për të kontribuar në krijimin e politikave rinore cilësore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....