Presidentja Siljanovska Davkova u takua me Presidentin Alijev në suazat e vizitës zyrtare në Azerjbaxhan

11 Mars 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në suazat e vizitës zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit, sot në Baku, pati takim tet-a-tet me Presidentin e shtetit, Ilham Alijevm kurse u mbajt edhe takim plenar midis dy delegacioneve.

“Republika e Azerbajxhanit ka një rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, në skenën gjeopolitike, duke përfshirë edhe për shkak të pasurisë së saj me gaz, që për shtetet që kanë përkushtim kalimin në burime të rinovueshme, si ne, bashkëpunimi me këtë shtet do të ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme”, tha Presidentja maqedonase pas takimit, e cila gjithashtu shprehu njëkohësisht kënaqësinë e saj që është për vizitën në Baku.

Pas takimit të fundit këtu, ja përsëri ka Forum ku do të diskutohen problemet kryesore botërore, kurse ky moment është i mirë sepse këtë vit festojmë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike – momenti i vërtetë për një takim të tillë, tha ajo, duke shprehur pritjen që të dy shtetet të nënshkruajnë një Deklaratë që do të çojë në krijimin ose nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit.

“Kjo nuk do të thotë vetëm ndihmë nga Azerbajxhani për ne për sa i përket gazit, por gjithashtu do të hapë hapësirë ​​për bashkëpunim ekonomik,” deklaroi ajo dhe u angazhua për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare.

“Edhe njëherë t’i vihet fund kësaj gjendjeje të çuditshme që ekziston me vizat për pasaportat diplomatike dhe zyrtare Besoj se situata e tillë nuk i përshtatet askujt dhe heqja e saj do të sjellë afrimin e popujve tanë”, vlerësoi ajo.

Duke theksuar besimin e saj të thellë në fuqinë e diplomacisë kulturore, në deklaratën e saj, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë e saj për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Azerbajxhanin në fushën e shkencës, turizmit dhe sferës ekonomike.

Sipas saj, vizita e sotme zyrtare do të jetë një nxitje shtesë për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ndërsjella, shkëmbimin e përvojave dhe vendosjen e një bashkëpunimi shumë më të fortë, para së gjithash duke iu referuar Marrëveshjes për Bashkëpunim Strategjik.

Sot në mëngjes, në një ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u mirëprit nga Presidenti Ilham Alijev, duke filluar kështu vizitën e saj zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit.

Pas takimit me Presidentin Alijev, Presidentja vendosi kurorë pranë Përmendores së Fitores në Parkun e Fitores, kurse në Kopshtin e të Lavdishmëve në Baku bëri homazhe pranë varrit të Presidentit të tretë të Republikës së Azerbajxhanit, Hejdar Alijev dhe të bashkëshortes së tij Zafira Alijeva.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Filloi vizita zyrtare e Presidentit kroat Zoran Millanoviq

Filloi vizita zyrtare e Presidentit kroat Zoran Millanoviq

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake e mirëpriti Presidentin kroat Zoran Millanoviq, i cili është për vizitë në vend. Të dy presidentët mbajtën takim tet-a-tet, pas të cilit vijoi takimi plenar i të delegacionit...

Thirrje për akreditim të ekipeve të mediave

Thirrje për akreditim të ekipeve të mediave

Ju informojmë se më 7 maj 2025, të mërkurë, në vend, në vizitë zyrtare do të qëndrojë, Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq. Mediat e interesuara për ndjekjen e vizitës zyrtare, nevojitet që të akreditohen maksimum deri më5 maj 2025, e hënë, deri në...