Siljanovska Davkova – Presker: Eurointegrimet maqedonase të bazaohen në kritere të cilat vlejnë edhe për kandidatët e tjerë

7 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime për procesin e aderues të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku Presidentja tha se eurointegrimet maqedonase duhet të bazohet me patjetër në kriteret që vlejnë edhe për kandidatët e tjerë.

Në këtë drejtim, Presidentja e rikonfirmoi qëndrimin se procesi i integrimit evropian të vendit duhet të zhvillohet sipas parimit të meritës dhe me zbatim konsekuent të Kritereve të Kopenhagës.
Në këtë takim, bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral dhe veprimin e përbashkët rajonal me qëllim arritjen e prosperitetit ekonomik dhe ballafaqimin me sfidat globale.

Në këtë drejtim, u konstatua se Sllovenia është një nga partnerët dhe investitorët më të rëndësishëm tregtarë në vend, por se potenciali për bashkëpunim ekonomik nuk është shfrytëzuar plotësisht, kështu që intensifikimi i tij duhet të jetë një nga prioritetet kryesore të të dyja vendeve në të ardhmen.

Të dy bashkëbiseduesit e konfirmuan përkushtimin e tyre për bashkëpunim të mëtejshëm në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe promovimin e vlerave të përbashkëta të demokracisë, paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në skenën globale.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...