Presidentja Siljanovska Davkova i mirëpriti laureatin, fituesit e çmimeve dhe organizatorët e edicionit të 63-të të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë

23 Gusht 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i mirëpriti laureatin dhe fituesin e Kurorës së Artë të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë për vitin 2024, Zhan Pjer Simeon, fituesen e çmimit “Vëllezërit Milladinovci”, Katica Qullavkova, fituesen e çmimit “Urat e Strugës”, Katrin Pic dhe fituesen e çmimit të rinovuar “Struga e re”, Filipa Sara Popova.

Në këtë takim morën pjesë Todorçe Tasevski, Drejtori i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, Elizabeta Sheleva, kryetarja e Këshillit drejtues të festivali dhe Jordan Plevnesh, ish-ambasadori maqedonas në Francë dhe shqipëruesi i poezisë së laureatit Zhan Pjes Simeon.

Duke theksuar se Mbrëmjet Strugane të Poezisë, me një ekzistencë prej më shumë se gjashtë dekadash dhe autenticitet, kanë primatin e një prej festivaleve më të vjetra dhe më domethënëse botërore të poezisë, Presidentja i përshëndeti për përmbajtjen e pasur programore të këtij viti dhe theksoi rëndësinë e tij të paçmueshme për prezantimin e krijimtarisë poetike maqedonase dhe botërore.

Në takim, Presidentja Siljanovska Davkova e përgëzoi laureatin e sivjetshëm, poetin, dramaturgun dhe eseistin francez Zhan Pier Simeon dhe fituesen e çmimit “Vëllezërit Miladinovci”, akademiken Katica Qullavkova, duke theksuar kontributin e tyre të rëndësishëm krijues, letrar dhe poetik, si dhe poetet e reja Katrin Pic dhe Filipa Sara Popova, duke shprehur pritshmërinë që këto çmime prestigjioze të përfaqësojnë inkurajim dhe nxitje për sukseset e tyre të mëtejshme ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për rëndësinë dhe kontributin e Mbrëmjeve Strugane të Poezisë në afirmimin e përgjithshëm të shtetit dhe kulturës maqedonase, si dhe për rëndësinë e ngritjes së vazhdueshme të festivalit dhe hapjes së tij ndaj përmbajtjeve dhe formave të reja të prezantimit poetik.

Presidentja e përshëndeti rinovimin e çmimit “Struga e Re” si një mundësi për promovimin e autorëve dhe poetëve debutues të brezit të ri, si dhe botimin e një botimi special me alfabetin e Brajit të një përzgjedhjeje të poezive antologjike të Petre M. Andreevski, Gane Todorovski dhe Mateja Matevski, duke u respektuar kështu vlerëson inovacioni i alfabetit të Brajit dhe u mundësohet personave me shikim të dëmtuar të përjetojnë bukurinë e poezisë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...