Takim lamtumire i Presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin e Indonezisë, Ivan Bogananta

17 Shkurt 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në takim lamtumire e mirëpriti ambasadorin e Indonezisë, SH.T. Z.  Ivan Bogananta, duke e falënderuar për kontributin në ruajtjen e marrëdhënieve stabile dhe miqësore midis dy vendeve.

Në këtë takim bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për zhvillimin bilateral, duke thënë se parakusht i rëndësishëm për thellimin e mëtejshëm të tij është intensifikimi i dialogut politik nëpërmjet shkëmbimit të vizitave në nivelin më të lartë.

Duke pasur parasysh se Indonezia është një nga ekonomitë më të mëdha në Azinë Juglindore, Presidentja e përshëndeti iniciativën për negociata për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë midis dy vendeve, si një hap drejt rritjes së shkëmbimit tregtar. Duke i theksuar përparësitë e vendit tonë nëpërmjet prizmit të vendndodhjes strategjike dhe qasjes në tregun evropian, ajo e konfirmoi interesin për përforcimin e partneritetit ekonomik dhe hapjen ndaj investimeve indoneziane.

Gjithashtu, Presidentja i theksoi kulturën, shkencën, arsimin dhe turizmin si fusha bashkëpunimi, për realizimin e të cilave nevojitet përmirësimi i kuadrit ligjor dhe lehtësimi i regjimit të vizave për qytetarët.

Duke e theksuar rolin konstruktiv të Indonezisë në skenën globale, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm në nivel multilateral në Kombet e Bashkuara.  Duke theksuar se multilateralizmi u lejon vendeve të vogla dhe të mesme të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes për sfidat më të rëndësishme globale, ajo e riafirmoi qëndrimin për nevojën për reforma të thella të OKB-së dhe përforcimin e rolit të Asamblesë së Përgjithshme.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi prioritetin më të rëndësishëm të politikës së jashtme maqedonase – anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si dhe për proceset dhe marrëdhëniet aktuale evropiane dhe ndërkombëtare.

Ambasadori Bogananta shprehu mirënjohje për mbështetjen e institucioneve maqedonase gjatë mandatit të tij dhe e konfirmoi gatishmërinë e Indonezisë për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella, me theks në ekonomi.

Duke e përgëzuar përvojën e tij të parë diplomatike, Presidentja shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me pasardhësin e tij.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...