Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Sashko Lafçiski, i raportoi Presidentes dhe Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska Davkova, lidhur me aktivitetet e kryera në vitin 2025, nivelin e pajisjeve të Armatës, si dhe nivelin e gatishmërisë luftarake.
Ai prezantoi analizë gjithëpërfshirëse të situatës së ushtrisë me personelin ushtarak dhe civil, stërvitjen, ushtrimet, operacionet, planifikimin ushtarak, strukturën e forcave, si dhe modernizimin dhe buxhetimin e Armatës.
Presidentja u informua gjithashtu edhe lidhur me mbështetjen e ushtrisë për institucionet shtetërore në kohë krize.
Presidentja Siljanovska Davkova u informua për stërvitjen kombëtare “Blesok 26”, që paraqet provë e gatishmërisë luftarake të Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (GBKL), në përputhje me standardet e NATO-s.
Sipas Presidentes, brifingu siguroi edhe një herë se, jo rastësisht, Ushtria Maqedonase është një nga shtyllat më të qëndrueshme dhe të besueshme të shtetit dhe një faktor i rëndësishëm në sigurinë rajonale dhe kolektive.
Sipas Presidentes Siljanovska Davkova, bashkëpunimi i zgjeruar me aleatët e NATO-s dhe pjesëmarrja e suksesshme në misionet dhe ushtrimet në vend dhe jashtë vendit konfirmojnë besueshmërinë dhe reputacionin ndërkombëtar të Ushtrisë Maqedonase.
Presidentja theksoi rëndësinë e meritokracisë në rekrutimin e strukturave të Ushtrisë, duke theksuar se një ushtri e fortë dhe efikase mund të krijohet vetëm nga njerëz me aftësi të provuara.
Në brifingun mbi gatishmërinë luftarake të Armatës morën pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, dhe gjeneralë në Armatën.






