Takimi me përfaqësuesin special të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin

28 Maj 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti përfaqësuesin special të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, mbi procesin e eurointegrimeve maqedonase, si dhe mbi situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet prizmit të perspektivës evropiane.

Presidentja Siljanovska Davkova e përshëndeti dialogun intensiv politik me Gjermaninë, si një nga aleatët dhe partnerët tanë më të afërt, dhe shprehu gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të mëtejshëm të suksesshëm në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Presidentja falënderoi për mbështetjen parimore dhe të zëshme të pushtetit gjerman për eurointegrimet maqedonase, për Rezolutën e Bundestagut gjerman dhe angazhimin e tyre të përgjithshëm në Procesin e Berlinit dhe shprehu pritjen e saj për mbështetje të mëtejshme, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit është në interes të stabilitetit politik, ekonomik dhe të sigurisë të të gjithë rajonit.

Ajo vuri në dukje ndërgjegjësimin për detyrimet që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe theksoi se i kushtojmë shumë rëndësi ruajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore, por në të njëjtën kohë theksoi pritjet e qytetarëve që procesi eurointegrues të vlerësohet me si duhet, në bazë të Kritereve të Kopenhagës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...