Mbledhja konstitutive e Këshillit të Sigurimit

4 Nëntor 2024 | Kumtesat

Sot në Kabinetin e Presidentit u mbajt Mbledhja konstitutive e Këshillit të Sigurimit.

Në këtë mbledhje të cilën e kryesonte Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, morën pjesë anëtarët e Këshillit të Sigurimit sipas funksionit: Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit, Hristijan Mickoski. Kryeministri i Qeverisë, Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme, Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes dhe tre anëtarët e emëruar nga Presidentja: Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska Jordanova dhe Vllado Spiridonov.

Me ftesë të Presidentes Siljanovska Davkova, morën pjesë dhe referuan në punën e Këshillit të Sigurimit: shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Sashko Llafçiski, drejtoresha e Agjencisë së Zbulimit, Gabriela Jakovleva dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski.

Këshilli i Sigurimit në këtë mbledhje konkludoi se situata në vend është stabile dhe nuk ka indikacione për kërcënime ndaj kufijve, integritetit dhe sovranitetit të shtetit.

Të pranishmit deklaruan se institucionet kompetente monitorojnë rregullisht situatën në vend dhe mjedisin rrethues dhe se sistemi i sigurisë kombëtare është funksional dhe siguron paralajmërim me kohë mbi kërcënimet dhe rreziqet e mundshme.

Pjesëmarrja e Armatës në misionet e NATO-s, misionet e BE-së dhe misionet e OKB-së ka qenë e suksesshme dhe vazhdon, ndërsa numri i pjesëmarrësve në misione përcaktohet në varësi të nevojave dhe vendimeve të institucioneve kompetente.

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet çdo tre muaj, kurse edhe më shpesh nëse nevojitet.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...