Siljanovska Davkova: Besoj në angazhimin dhe përgjegjësinë e Kroacisë dhe Sllovenisë ndaj rajonit dhe pres një hap drejt BE-së

6 Tetor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua takimit vjetor të vendeve pjesëmarrëse në “Procesin e Brdo-Brioni”, i cili u mbajt në Durrës të Republikës së Shqipërisë.

Duke theksuar paqëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor për shkak të pritjes shumë të gjatë para portave të Brukselit, për shkak të nevojës urgjente për të zgjeruar BE-në me të gjitha vendet europiane me qëllim forcimin e rolit të saj, si dhe për të rritur rezistencën e saj ndaj ndikimeve të palëve të treta, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se paraqet cinizëm dhe hipokrizi t’i kërkosh dikujt të jetë rezistent ndaj ndikimeve të palëve të treta, duke e lënë atë para portave të Bashkimit Europian.

Presidentja Siljanvoska Davkova theksoi se këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar, Deklarata u miratua me konsensus të udhëheqësve të vendeve pjesëmarrëse në “Procesin e Brdo-Brionit”.

Për të, bashkëpunimi është i nevojshëm për të zgjidhur problemet e përbashkëta, siç janë: eksodi i të rinjve, rreziku i stagnimit ekonomik dhe kapërcimi i sfidave të sigurisë. “Unë besoj në vullnetin e mirë, besoj në qëllimet e mira, besoj në angazhimin e Kroacisë dhe Sllovenisë ndaj procesit dhe përgjegjësinë e tyre të veçantë ndaj rajonit dhe përparimin e tij të përshpejtuar drejt BE-së”, përfundoi Presidentja Siljanovska Davkova.

Iniciatorët e “Procesit të Brdo-Brionit” janë Republika e Kroacisë dhe Republika e Sllovenisë. Përveç nesh, procesi përfshin edhe: Republikën e Malit të Zi, Republikën e Serbisë, Republikën e Shqipërisë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën.

Presidentët e këtyre vendeve takohen të paktën një herë në vit. Takimi i radhës do të mbahet në Republikën e Kroacisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit