Siljanovska Davkova dërgoi urim me rastin e festës hebraike Jom Kipur

2 Tetor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, u dërgoi urim kryetarit të Bashkësisë hebraike Pepo Levi dhe të gjithë përfaqësuesve të bashkësisë hebraike me rastin e kremtimit të festës Jom Kipur.

I nderuar z. Pepo Levi,

Më lejoni, Juve, personalisht dhe të gjithë anëtarëve të Bashkësisë Hebraike, t’ju uroj nga zemra festën më të shenjtë hebraike – Jom Kipur, ta kaloni atë, mbi të gjitha, me shëndet të mirë, të mbushur me gëzim dhe dashuri.

Si festë pendimi, shpengimi dhe pajtimi, Jom Kipur është dëshmi e gjallë e botëkuptimit dhe spiritualitetit hebraik që fisnikëron edhe atdheun tonë të përbashkët.

Besoj se kremtimi i Jom Kipur është një tjetër mundësi e bukur për të treguar unitetin dhe forcën e respektit dhe vlerësimit të ndërsjellë shekullor pavarësisht nga përkatësia fetare ose etnike.

Së bashku, me përkushtim dhe pa kompromis, le të vazhdojmë të ndërtojmë Republikën Maqedonase si një shtet demokratik dhe të begatë dhe të sigurojmë mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë.

G’mar chatima tova.

Gordana Siljanovska Davkova

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...