Siljanovska Davkova e priti në takim Carole Megevand, drejtoresha e Bankës Botërore për vendin dhe Kosovën

9 Korrik 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti Carole Megevand, Drejtoreshën e Bankës Botërore për vendin dhe Kosovën, e cila është në vizitën e saj të parë që nga marrja e detyrës në fillim të këtij muaji.

Duke shprehur mirënjohje për tri dekadat e mbështetjes deri më tani, Preseidentja Siljanovska Davkova ka shprehur pritjen e saj se bashkëpunimi me Bankën Botërore, me drejtoreshën e re do të rezultojë me përfitime më të mëdha për shoqërinë maqedonase. Ajo potencoi se që nga viti 1993, janë miratuar mbi 100 projekte në vlkerë prej 2.2 miliardë dollarëve, të cilat kanë forcuar sistemet e punësimit dhe mbrojtjes sociale, kanë promovuar rritjen e qëndrueshme dhe të gjelbër, me përfitimin përfundimtar – një ekonomi më të fortë maqedonase dhe cilësie më të mirë të jetesës për qytetarët.

Për të përcaktuar rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm, siç theksoi Presidentja Siljanovska Davkova, Korniza e Partneritetit të Bankës Botërore 2024–2028 paraqet bazë e shkëlqyer, veçanërisht nëse merret parasysh se ajo është në përputhje me prioritetet kombëtare dhe përqendrohet mbi tri qëllimet kryesore: përmirësimi i ofrimit të shërbimeve publike përmes përmirësimit të kapacitetit administrativ dhe shpenzimeve publike efikase, rritja e numrit të vendeve të reja të punës në sektorin privat përmes digjitalizimit, harmonizimi me standardet e BE-së dhe përforcimi i aftësive bazë dhe mekanizmave të tranzicionit të vendeve të punës, si dhe rritja e rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike, duke mbështetur efikasitetin e energjisë, ajrin më të pastër dhe infrastrukturën më të mirë.

Qëllimi kryesor i Bankës Botërore, e cila vetë po transformohet nga brenda, siç theksoi Carole Megevand, është që të mbështesë zhvillimin e vendit, përmes zbatimit të praktikave dhe përvojave më të mira. Ajo potencoi se gjatë mandatit të saj do të përpiqet për rritje ekonomike gjithëpërfshirëse të vendit, ku të gjithë do të marrin mundësi të barabarta për banim, arsim dhe punësim, për përmirësim të infrastrukturës, si dhe për digjitalizim.

Duke theksuar se takimi me Presidenten Siljanovska Davkova është takimi i saj i parë me përfaqësues të udhëheqjes shtetërore në vend, Carole Megevand shprehu pritjen se prioritetet e Bankës Botërore për vendin do të jenë identike me prioritetet kombëtare të Maqedonisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...