Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Forumin e tetë të Paqes në Paris, mbajti fjalim në sesionin kushtuar të rinjve dhe perspektivës europiane në Ballkan.
Ajo theksoi rëndësinë thelbësore të bashkëpunimit rajonal dhe bëri thirrje për mirëkuptim dhe dialog, duke theksuar se integrimi europian nuk mund të paraqet diktat, por dialog.
“Bashkëpunimi rajonal është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mua. Nuk mund t’i shpëtojmë rajonit, është fati ynë, kjo vlen jo vetëm për ne që ende presim të bëhemi kandidatë ose që disa vende të përfundojnë negociatat e tyre me BE-në, por edhe për ata që janë tashmë në BE dhe i përkasin rajonit tonë”, tha ajo pas përfundimit të sesionit, i cili u moderua nga Michel Diclo nga “Instituti Montaigne”.
Në këtë seancë, ajo foli gjithashtu për situatën e sigurisë në Europë, që do të thotë se nuk duhet të lihemi në boshllëk gjeopolitik dhe riafirmoi qëndrimin se zgjerimi i BE-së është çështje sigurie, jo vetëm çështje zgjerimi.
“Ajo që është e çuditshme është se në vitin 2019 rregullat e lojës u ndryshuan në mes të lojës, gjë që nuk është e pazakontë as për garat sportive dhe as në negociatat politike, sepse u prezantua një metodologji e re”, tha Siljanovska Davkova në deklaratën e saj.
Sipas saj, është në interes të stabilitetit rajonal dhe demokracisë rajonale që Bashkimi Europian ta perceptojë rajonin si sistem enësh të lidhura dhe të ndërmarrë hap të guximshëm si ai i vitit 2004, domethënë, të tregojë inovacion në krijimin e zgjidhjeve përfundimtare për të ashtuquajturin Ballkani Perëndimor, si pjesë integrale e Europës.
 

 
 
 




