Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e kremtimit të lindjes së Krishtit – Krishtlindja, mori pjesë në liturgjinë hierarkike të Krizostomit në Katedralen “Shën Klementi i Ohrit” në Shkup, të cilën e drejtoi Kryepeshkopi i Ohrit dhe i Maqedonisë, Shkëlqesia e Tij, z. z. Stefan.
Pas përfundimit të liturgjisë hyjnore, Presidentja Siljanovska Davkova, në një bisedë me besimtarët e pranishëm, përcolli përshëndetjen e gëzueshme “Krishti u lind, në të vërtet u lind!”, duke ndarë urime festive për paqe, lumturi dhe mirëqenie në çdo shtëpi.
Ajo theksoi fuqinë unifikuese të Krishtlindjes në zgjimin e hyjnores dhe njerëzores në secilin prej nesh: mirësinë, dritën dhe shpresën, të dëshmuara sot.
Sipas saj, secilit prej të pranishmëve gjatë këtij viti do t’i kujtohen fjalët e Kryepeshkopit z. z. Stefan se duhet të besojmë në të mirën dhe të luftojmë kundër së keqes, edhe kur kjo duket e pamundur për momentin, me mendimin se Perëndia-njeri, Jezu Krishti, është vazhdimisht me ne për të na treguar rrugën e drejtë.






