Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti në takim Guvernatorin e Bankës Kombëtare, Dr. Trajko Slaveski.
Së pari, Guvernatori Slaveski prezantoi treguesit bazë makroekonomikë dhe më pas e informoi Presidenten Siljanovska Davkova lidhur me politikën makroekonomike.
Ai shpjegoi ndikimin e trendeve globale gjeostrategjike mbi ekonominë maqedonase, duke sqaruar proceset kryesore në industrinë, tregtinë dhe ndërtimin.
Presidentja Siljanovska Davkova u interesua për aspektet pozitive të situatës aktuale ekonomike, si dhe për mangësitë dhe rreziqet.
Vlerësimi përfundimtar i Guvernatorit Slaveski ishte se ekonomia është e qëndrueshme, me rritje të fortë, por duhet t’i kushtohet vëmendje varësisë nga importi dhe çmimit të ushqimit dhe energjisë.
Të dy besojnë se burimet njerëzore profesionale dhe kompetente janë veçanërisht të rëndësishme për funksionimin e qetë të Bankës Kombëtare.






