Siljanovska-Davkova nënshkroi Marrëveshjen e OKB-së për mbrojtjen e ujërave dhe sigurimin e zhvillimit të tyre të qëndrueshëm

10 Qershor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të Konferencës së tretë të Kombeve të Bashkuara për oqeanin, që mbahet në Nicë, nënshkroi Marrëveshjen sipas Konventës së OKB-së për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar (Marrëveshja BBNJ).

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që përmes forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërkombëtar, të ndalohet humbja e biodiversitetit dhe degradimi i ekosistemeve.

Duke theksuar se megjithëse jemi një vend kontinental, kemi bërë hap të jashtëzakonshëm duke iu bashkuar kësaj marrëveshjeje, si shumë vende të tjera, Presidentja Siljanovska-Davkova tha – sepse kur flasim për ujërat, nënkuptojmë ujërat nga përroi, nga burimi, deri në oqean dhe për këtë arsye është e rëndësishme që sa më shumë vende ta nënshkruajnë këtë Marrëveshje.

Ajo theksoi se marrëveshja në fjalë na imponon edhe detyrime serioze që duhet t’i marrim seriozisht, sepse si shtet jemi të detyruar të bëjmë gjithçka për mbrojtjen e biodiversitetit ujor dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të ujërave.

Duke vlerësuar se situata me oqeanet dhe ujërat aspak nuk është e kaltër, presidentja Siljanovska-Davkova potencoi se gjërat duhet të ndryshohen në interes të mbrojtjes së tyre, sepse të gjitha vendet në botë përfitojnë prej saj, pavarësisht a janë në det apo jo – kjo do të thotë se vendi ynë do të përfitojë vetëm nga mbrojtja e ujërave.

Në kuadër të Konferencës që po mbahet në Nisë, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova pati edhe një takim të shkurtër me presidentin francez Emanuel Makron.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...