Siljanovska Davkova pranoi letrat kredenciale e ambasadorit të sapoemëruar të Greqisë, Ioannis Malukos

7 Tetor 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova pranoi sot letrat kredenciale e ambasadorit të sapoemëruar të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Helenike, Ioannis Malukos.

Duke e trajtuar Greqinë si fqinj të rëndësishëm dhe partner të mundshëm strategjik, ajo shprehu pritjen e sinqertë për hapjen e kapitullit të ri në marrëdhëniet e ndërsjella, në frymën e fqinjësisë së mirë, të krijuara përmes politikës së mirëbesimit.

Për Presidenten Siljanovska Davkova, Republika Helenike, si vend nga rajoni me përvojën më të gjatë në Bashkimin Europian, ka përgjegjësi historike dhe politike për integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në prag të Presidencës së Greqisë me Këshillin e BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2027, ajo pret një angazhim të intensifikuar grek që synon përmbushjen e premtimeve të Agjendës së Selanikut nga viti 2003.

Lidhur me bashkëpunimin ekonomik, Presidentja Siljanovska Davkova veçoi Korridorin 10 dhe ndërlidhësin e gazit si projekte me rëndësi strategjike për të dy vendet, për shkak të kontributit të tyre të garantuar në një ndërlidhje më të madhe, zhvillim ekonomik dhe siguri rajonale energjetike.

Presidentja Siljanovska Davkova përshëndeti iniciativën e Greqisë për të përfshirë rajonin e Prespës në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, për shkak të vlerës së tij të jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore.

Ajo beson fuqimisht në fuqinë e diplomacisë kulturore, të nxitur nga suksesi fantastik i performancës greko-bullgaro-maqedonase të kantatës skenike “Carmina Burana”.

Ambasadori Malukos shprehu gatishmërinë për fqinjësi të mirë, të krijuar përmes dialogut politik konstruktiv dhe respektimit të vazhdueshëm të së drejtës ndërkombëtare.

“Në të njëjtën kohë, Greqia mbetet e përkushtuar në mënyrë të fuqishme ndaj perspektivës europiane të Maqedonisë së Veriut, të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetjes së përpjekjeve në rrugën për anëtarësim në BE. Shpresohem sinqerisht se, gjatë mandatit tim, i cili do të përkojë me presidencën greke të Këshillit të BE-së, do të dëshmojmë përparimin e konsiderueshëm të Maqedonisë së Veriut në këtë drejtim” theksoi Ambasadori i Greqisë në Shkup.

Ambasadori e vlerësoi praninë e kompanive greke në vend si një urë të rëndësishme ekonomike.

Presidentja Siljanovska Davkova i përcolli përshëndetje të ngrohta Presidentit Grek, Konstantinos Tassoulas, dhe popullit Grek.

Së fundmi, ajo i uroi Ambasadorit Malukos shëndet të mirë dhe punë të suksesshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit