Siljanovska-Davkova pranoi letrat kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar dhe Fuqiplotë të Jashtëzakonshëm të Filipineve

7 Korrik 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova pranoi kredencialet e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Filipineve në vend me seli në Athinë, Giovanni Endencia Palek.

 

Presidentja Siljanovska-Davkova potencoi rëndësinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin me Filipinet si në nivel bilateral ashtu edhe në nivel multilateral. Të dy vendet duhet të fokusohen mbi intensifikimin e dialogut politik, shfrytëzimin e potencialit në ekonominë dhe tregtinë, zhvillimin e lidhjeve kulturore, stimulimin e shkëmbimit shkencor dhe arsimor, si dhe mbi turizmin.

Duke theksuar faktin se po jetojmë në një kohë sfidash dhe kërcënimesh reale për paqen dhe sigurinë globale, si dhe tendencën për të zgjidhur problemet me forcë, presidentja Siljanovska-Davkova theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit aktiv në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave dhe forumeve të tjera ndërkombëtare përkatëse, në frymën e multilateralizmit.

Duke vlerësuar ceremoninë e sotme si historike, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë Palek theksoi se takimi paraqet moment i veçantë jo vetëm për të, por edhe për të dy vendet, pasi po ndërmerren hapa konkretë për vendosjen e marrëdhënieve më të ngushta.

Ambasadori Palek potencoi se edhe pse marrëdhëniet diplomatike formale janë në fazë të hershme, ato bazohen mbi vlerat dhe parimet e përbashkëta, respektin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore.

Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 2021, ambasadori Palek është filipinasi i parë që mban këtë pozicion të përgjegjshëm në vend, me ç‘rast presidentja Siljanovska-Davkova konstatoi se ai po bëhet pjesë e historisë së marrëdhënieve maqedonase-filipinase.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...