Siljanovska Davkova pranoi letrat kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar të Jordanisë, Hazem Al-Khatib Al-Tamimi

4 Qershor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova pranoi letrat kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar, të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë me seli në Ankara, Hazem Al-Khatib Al-Tamimi.

 

Duke i përcjellë përshëndetjet e sinqerta të Mbretit të Jordanisë, Abdullah II, si dhe popullit mik jordanez, ajo vlerësoi se të dy vendet ndajnë të njëjtat vlera qytetëruese: ruajtjen e paqes dhe sigurisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, luftën kundër terrorizmit, si dhe ato që lidhen me ekologjinë, burimet e energjisë së ripërtëritshme dhe zhvillimin ekonomik.

Akti i sotëm solemn është një kapitull i ri në përforcimin dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore. Presidentja Siljanovska Davkova potencoi se dialogu i intensifikuar politik, veçanërisht në periudhën e fundit, do të njihet nga biznesmenët dhe sipërmarrësit jordanezë, të cilët do t’i përfitojnë të gjitha përfitimet që qeveria maqedonase u ofron investitorëve të huaj.

Ambasadori jordanez shprehu gatishmërinë e tij për të bërë përpjekje maksimale në hapjen e të gjitha horizonteve të bashkëpunimit dhe në krijimin e bazës ligjore për nënshkrimin e marrëveshjeve dhe memorandumeve të mirëkuptimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Ai theksoi se të dy vendet besojnë se madhësia e një vendi ose numri i popullsisë së tij nuk është ajo që është e rëndësishme, por kapitali njerëzor dhe efekti që njerëzit lënë kudo që janë.

Në prag të shënimit të 25-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh, si dhe gatishmëri për zhvillimin dhe promovimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Duke i uruar suksese në kryerjen e mandatit, të mbarë me suksese, nisma dhe projekte të realizuara, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu besimin se Ambasadori Al-Khatib Al-Tamimi do të ketë ndihmë dhe mbështetje të plotë në kryerjen e misionit të tij diplomatik përgjegjës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...