Siljanovska Davkova pranoi letrat kredencialet e Ambasadores së sapoemëruar të Kinës, Jiang Xiaoyen

6 Nëntor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot pranoi letrat kredencialet e Ambasadores së sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës, Jiang Xiaoyen.

 

Të dy shprehën kënaqësi për cilësinë e marrëdhënieve maqedonase-kineze, të bazuara mbi respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

Për Presidenten Siljanovska Davkova, integrimi i përshpejtuar në Bashkimin Europian paraqet përparësi strategjike e Maqedonisë, dhe dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet dhe sfidat rajonale dhe globale.

Duke përcjellë përshëndetjet e ngrohta të Presidentit Xi Jinping dhe shprehjet e respektit më të lartë nga qeveria dhe populli kinez, ambasadorja kineze theksoi se Republika Popullore e Kinës është miku ynë i sinqertë, i besueshëm dhe i sigurt që respekton sovranitetin e shtetit maqedonas, dinjitetin dhe integritetin e popullit maqedonas.

Presidentja Siljanovska Davkova përshëndeti aktivitetet e Departamentit të Gjuhës Maqedonase pranë Universitetit të Studimeve të Huaja në Pekin.

Bashkëbisedueset njohën potencialin e pashfrytëzuar për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, arsimit, kulturës, shkencës dhe turizëmit.

Ato besojnë dhe mbështesin multilateralizmin efektiv, qendra e vendimmarrjes së të cilit do të jetë Kombet e Bashkuara të reformuara.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në takim me përfaqësuesit e grupit ALDE

Siljanovska Davkova në takim me përfaqësuesit e grupit ALDE

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot në takim përfaqësuesit e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën (ALDE) nga Parlamenti Europian, pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare "Quo vadis Europa 2025?", që u mbajt në Shkup. [gallery...