Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot në takim Ana Stojanoska, drejtoreshë artistike e FTM-së “Vojdan Chernodrinski”, teatrologe, shkrimtare dhe profesoreshë e rregullt në Fakultetin e Dramës në Shkup.
Drejtoresha Stojanoska e informoi Presidenten Siljanovska Davkova në detaje lidhur me programin e edicionit të 60-të jubilar të festivalit, që do të mbahet në muajin qershor të vitit të ardhshëm nën moton provokuese “Teatri i Ri i Trimit”.
E impresionuar nga inovacioni i përmbajtjes programore, Presidentja Siljanovska Davkova pranoi me kënaqësi të bëhet patronazhi i festivalit.
Bashkëbisedueset ndanë mendimet e tyre mbi dramaturgjinë maqedonase, vendin dhe rolin e aktorëve të famshëm në të, por edhe problemet kronike me të cilat përballen teatrot, përfshirë ato më të vështirat: hapësinore dhe financiare.
Gjithashtu, ato pa dyshim kanë konsttuar se teatri duhet të mbetet i gjallë dhe vital, duke u përpjekur të tërheqë një audiencë të re midis fëmijëve dhe të rinjve, të udhëhequr nga qëllimi i sinqertë për të inkurajuar dashurinë e tyre ndaj artit.
Presidentja Siljanovska Davkova beson se njohuritë, profesionalizmi, guximi dhe entuziazmi i drejtoreshës dhe ekipit të saj garantojnë një festival të paharrueshëm që meriton mbështetje institucionale dhe financiare.





