Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me përfaqësueset e Shoqatës për Rrjetëzimin, Edukimin dhe Kërkimin e Grave “Unë Jam Grua”, e përbërë nga: Ana Dukoska, Aneta Mehanxhijska dhe Slavica Jankova.
Në këtë takim u diskutua konferenca e ardhshme e Shoqatës “Unë Jam Grua”, e cila këtë vit i kushtohet grave në biznes, si dhe iniciativat e shoqatës për të lidhur gratë.
Presidentja Siljanovska Davkova përshëndeti ngjarjet e përqendruara mbi gratët dhe historitë autentike të grave, të cilat zbulojnë probleme të shumta, por edhe suksese të dukshme.
Sipas saj, tema e këtij viti, e fokusuar te gratë në biznes, është zgjidhja e mirë për shumë arsye, veçanërisht për shkak të faktit se pavarësia ekonomike e grave është një parakusht për krijimin e jetës së tyre, ndërtimin e një bashkësie familjare harmonike dhe pjesëmarrjen në zhvillimin shoqëror.
Presidentja Siljanovska Davkova përshëndeti guximin e Shoqatës “Unë Jam Grua” në shkatërrimin e mitit të profesioneve tradicionalisht mashkullore dhe femërore, duke prezantuar gra të suksesshme – shofere trenash, kapitene anijesh ose pastruese oxhaqesh, si dhe duke i inkurajuar vajzat të zgjidhin dhe të krijojnë lirisht rrugën e tyre profesionale, të udhëhequra nga afinitetet, interesat dhe aftësitë e tyre.
Ajo përshëndeti pjesëmarrjen në konferencën e grave – sipërmarrëse nga rajoni, por edhe më gjerë, të cilat janë me origjinë maqedonase, si një mundësi për t’u njohur me përvojën e tyre relevante, frymëzuese dhe stimuluese dhe për të vendosur bashkëpunim me to.
Në këtë takim, mysafiret e prezantuan Presidenten Siljanovska Davkova me partneritetin me Shoqatën “Te Foshnja Përmes fertilizimit In-Vitro”, me qëllim ofrimin e ndihmës konkrete për gratë dhe familjet në rrugën drejt amësisë dhe prindërimit.
Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mirëkuptim dhe besim në arritjen e qëllimit të dëshiruar, si dhe mbështetje në rrugën drejt tij.
Përfaqësueset e Shoqatës “Unë Jam Grua” prezantuan iniciativën për të krijuar këshilla për sipërmarrjen e grave në qytete dhe komuna në të gjithë vendin.
Gjithashtu, ato e njohën Presidenten Siljanovska Davkova me bashkëpunimin intensiv dhe të gjerë me Agjencinë e Emigracionit, i cili duhet të rezultojë në krijimin e një organi këshillimor dhe një sistemi për riintegrimin e të kthyerve nga jashtë.






