Siljanovska Davkova takohet me pjesëmarrësit në programin Oxford Connection

26 Maj 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot në takim pjesëmarrësit e përfshirë në programin “Oxford Connection”, Jay Jakub, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit të Ekonomisë së Ndërsjellë, Michael Ramsden, ligjërues, si dhe krijuesit e programit, Kostake Milkov, President i Institutit Ballkanik të Fesë dhe Kulturës, si dhe znj. Nada Milkova, Drejtoresha e Shtëpisë Botuese “Metanoja”.

Duke i falënderuar për vizitën e tyre, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se programi akademik dhe kulturor “Oxford Connection” jo vetëm që u ofron studentëve maqedonas qasje në projektet më të fundit kërkimore, por edhe mundësinë për t’u takuar personalisht me hulumtuesit. Për të, programi paraqet urë lidhëse midis institucioneve të arsimit të lartë maqedonas dhe Oksfordit, si një nga universitetet më të mira të rënditura në botë.

Mysafirët e informuan Presidenten Dr. Siljanovska Davkova në lidhje me hulumtimet lidhur me qëllimet themelore të biznesit, duke theksuar se qëllimi themelor i biznesit nuk është të krijojë fitim, por të gjejë zgjidhje fitimprurëse për problemet e njerëzve dhe të planetit, në vend që të përfitojë nga krijimi i problemeve për njerëzit dhe planetin. Në këtë kontekst, ata shpjeguan metrikën e re të fitimit për të gjithë aktorët në procesin e punës, pa pasoja negative për punonjësit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Bashkëbiseduesit theksuan nevojën për përkushtim më të veçantë të të rinjve, si subjekte që mund të sjellin ndryshime pozitive shoqërore.

Programi “Oxford Connection” u iniciua nga Instituti Ballkanik i Fesë dhe Kulturës në vitin 2011. Brenda kuadrit të tij, më shumë se 100 profesorë, lektorë dhe kandidatë doktorature nga Oksfordi patën mundësinë të prezantojnë hulumtimet e tyre në fushën e: fizikës, kimisë, mjekësisë, inteligjencës artificiale, filozofisë, etikës, letërsisë, biznesit dhe historisë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...