Si pjesë e vizitës zyrtare në Republikën e Sllovenisë, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua sot në Lubjanë me Presidentin e Parlamentit të Sllovenisë, Zoran Stevanoviq, të cilin e uroi për marrjen e detyrës.
Presidentja Siljanovska Davkova theksoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe rolin e dhomave legjislative në ruajtjen e vazhdimësisë institucionale dhe forcimin e besimit të ndërsjellë.
Ajo përshëndeti punën e grupeve të bashkëpunimit parlamentar dhe vuri në dukje nevojën për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve parlamentare.
Sipas Presidentes Siljanovska Davkova, Sllovenia është një urë lidhëse midis Ballkanit dhe Europës Qendrore dhe Perëndimore, ajo i kupton mirë rrethanat historike dhe rajonale dhe e sheh qartë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian të rajonit.
Presidenti Stevanoviq theksoi se Sllovenia do të vazhdojë të jetë miku dhe mbështetësi ynë në procesin e integrimit europian të Maqedonisë.
Ai konfirmoi gatishmërinë për të promovuar bashkëpunimin parlamentar dhe të përgjithshëm përmes komunikimit dhe shkëmbimit më intensiv të përvojave midis institucioneve maqedonase dhe sllovene.
Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord për nevojën e zhbllokimit të integrimit europian të Maqedonisë, si dhe potencuan domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit.






