Siljanovska Davkova u takua me Guvernatorin e Bankës Kombëtare, Trajko Slaveski

24 Gusht 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua sot me Guvernatorin e Bankës Kombëtare, Trajko Slaveski, i cili e informoi atë rreth treguesve bazë makroekonomikë dhe masave të ndërmarra në fushën e politikës makroekonomike.

Ata diskutuan lidhu rme ndikimin e trendeve globale gjeostrategjike, financiare dhe energjetike në ekonominë e Maqedonisë, si dhe pasojat në fushën e industrisë, tregtisë dhe ndërtimit.

Guvernatori Slavevski vlerësoi se ekonomia është e qëndrueshme, me rritje të fortë, por se varësia nga importi dhe çmimet e ushqimit dhe energjisë duhet të monitorohen me kujdes.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se burimet njerëzore profesionale dhe kompetente janë çelësi për funksionimin e suksesshëm të Bankës Kombëtare dhe për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit. Guvernatori i paraqiti Parlamentit një propozim për zgjedhjen e një zëvendësguvernatori të tretë.

Stabiliteti makroekonomik dhe një sistem financiar i shëndetshëm mbeten përparësi për përparimin e vendit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...