Siljanovska Davkova u takua me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Haxhiu

27 Tetor 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti Albulena Haxhiu, Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila ndodhet në vizitë zyrtare të vendit.

Ajo shprehu kënaqësi për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, të cilat karakterizohen nga dialogu i rregullt politik, qëllimet e përbashkëta strategjike dhe qëndrimet e koordinuara për çështjet ndërkombëtare.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se fqinjësia e mirë, forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe iniciativat si procesi “Brdo-Brijuni” kontribuojnë për respekt, mirëkuptim dhe njohje më të madhe të Ballkanit Perëndimor si partner i besueshëm i BE-së.

Presidentja Siljanovska Davkova riafirmoi mbështetjen e saj për aspiratat euroatlantike të Kosovës. Ajo tha edhe një herë se në procesin e pranimit në BE, vendet duhet të vlerësohen në mënyrë të drejtë, duke bazuar mbi kriteret e Kopenhagës.

Si ish-deputete, për Presidenten Siljanovska Davkova roli i parlamenteve dhe bashkëpunimi parlamentar janë kyçë për thellimin e proceseve demokratike. Ajo inkurajoi dinamikën pozitive të takimeve të rregullta të parlamentarëve dhe shkëmbimin e praktikave të mira, veçanërisht në funksion të proceseve të integrimit europian.

Kryetarja Haxhiu falënderoi për miqësinë dhe solidaritetin maqedonas të konfirmuar gjatë viteve. Për të, komuniteti shqiptar në vend luan një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet e mira reciproke. Ajo theksoi se e vlerëson shumë kontributin e Maqedonisë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, përmes misioneve të KFOR-it dhe NATO-s, si dhe mbështetjen për anëtarësimin e tyre në strukturat euroatlantike.

Të dy përshëndetën progresin në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtisë, për të cilin është i nevojshëm përmirësimi i mëtejshëm i lidhjes infrastrukturore midis dy vendeve dhe lehtësimi i procedurave doganore.

Gjithashtu, bashkëbisedueset shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale politike, duke rënë dakord se pajtimi dhe një prani e fortë rajonale kontribuojnë në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pozicionim më të mirë ndërkombëtar.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit