Siljanovska Davkova u takua me profesorët Martinovski dhe Koneski

27 Tetor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot në takin Prof. Dr. Vladimir Martinovski, Dekan i Fakultetit të Filologjisë “Blazhe Koneski” dhe Prof. Dr. Atanas Koneski, përfaqësues i Qendrës Kulturore dhe Arsimore “Nebregovo”, e cila mban emrin sipas vendlindjes së Koneskit.

Profesorët e informuan Presidenten Siljanovska Davkova për aktivitetet e ndërmarra në lidhje me festimin e 80 vjetorit të standardizimit të gjuhës letrare maqedonase, si dhe për 80 vjetorin e themelimit të Fakultetit të Filologjisë në Shkup.

Të dy argumentuan përpjekjen për ndryshimin e Ligjit të Çmimeve Shtetërore, me qëllim të shtimit të çmimeve “Blazhe Koneski” dhe “Remzi Nesimi”.

Për ta, koha më e mirë për të ndarë çmimet është dhjetori, kur kanë lindur të dy: Koneski më 19 dhe Nesimi më 25 dhjetor.

Ata me krenari theksuan se të dy ishin profesorë në Fakultetin e Filologjisë dhe ajo që është Koneski për gjuhën maqedonase dhe studimet maqedonase, është Nesimi për gjuhën shqipe dhe albanologjinë.

Presidentja Siljanovska Davkova është e bindur se deputetët do ta njohin këtë ide fisnike dhe do të votojnë me shumicë të madhe për Ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të Çmimeve Shtetërore.

Për të, Koneski dhe Nesimi janë gjigantë shpirtërorë të gjuhës maqedonase dhe shqipe, emrat e të cilëve duhet të kenë simbolizuar prej kohësh arritjet më të larta në beletristikën.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u takua me profesorin grek Yannis Armakolas

Siljanovska Davkova u takua me profesorin grek Yannis Armakolas

Presidentja Gordana SiljanovskaDavkova priti sot profesorin grek Yannis Armakolas, drejtor i Programit për Europën Juglindore në Fondacionin grek për politikë europiane dhe të jashtme (ELIAMEP) dhe i iniciativës " Тhink nea - Narrativa të reja për integrimin në BE"....