Siljanovska Davkova u takua me profesorin grek Yannis Armakolas

16 Tetor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana SiljanovskaDavkova priti sot profesorin grek Yannis Armakolas, drejtor i Programit për Europën Juglindore në Fondacionin grek për politikë europiane dhe të jashtme (ELIAMEP) dhe i iniciativës ” Тhink nea – Narrativa të reja për integrimin në BE”.

Profesori Armakolas e informoi Presidenten lidhur me punën e tyre kërkimore, që fokusohet mbi zgjerimin e Bashkimit Europian.

Presidentja Siljanovska Davkova dhe profesori Armakolas diskutuan lidhur me zgjidhjet e mundshme për zhbllokimin e integrimit europian të Maqedonisë dhe rrezikun e mundshëm që një vend nga Ballkani Perëndimor të lihet jashtë.

Ata u ranë dakord që BE-ja do të përfitonte gjithashtu nga anëtarësimi i plotë i të gjitha vendeve në rajon, përveç Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe për procesin e anëtarësimit të vendit në Organizatën Europiane të së Drejtës Publike (EPLO), e cila do të kontribuojë në promovimin e sundimit të ligjit dhe parimeve të qeverisjes efikase institucionale.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit