Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti në takim bashkëshorten dhe vajzën e artistit Gligor Çemerski, të shoqëruara nga kuratori Dr. Kiril Penushliski.
Anëtarët e familjes së tij shprehën shqetësim për gjendjen e veprave të Çemerskit të madh dhe theksuan nevojën e restaurimit dhe ruajtjes së tyre, duke ndjekur shembullin e Monumentit të Lirisëtë restauruar me sukses në Koçani.
Presidentja Siljanovska Davkova ndau dëshirën e sinqertë për të kontribuar në mbrojtjen e veprave të Çemerskit, duke theksuar se disa prej tyre zbukurojnë sallën ceremoniale dhe zyrën presidenciale.
Ajo mbështet projektin “Toka e Ngrohtë: Vepra Monumentale e Gligor Çemerskit”, i cili synon hulumtimin, dokumentimin dhe prezantimin në mënyrë të detajuar veprën e tij, me fokus mbi mozaikët, afresket dhe kompozimet në shkallë të gjerë që formësojnë identitetin vizual maqedonas.





