Presidentja Siljanovska Davkova mirëpriti delegacion nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore

19 Shkurt 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot mirëpriti delegacion nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, të udhëhequr nga kryetari i Odës, Mendi Qura.

Presidentja Siljanovska Davkova u informua mbi punën prej dy dekadash të Odës, problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet bashkësia e biznesit, si dhe mundësitë për përmirësimin e ambientit afarist.

Sipas përfaqësuesve të Odës, nuk ka përparim ekonomik pa shtet ligjor dhe një betejë të pamëshirshme kundër korrupsionit dhe eliminimit të ekonomisë gri.

Ata theksuan se mungesa e fuqisë punëtore, në vend të importimit të punëtorëve nga jashtë, duhet të zgjidhet sistematikisht, nëpërmjet ndryshimeve në procesin arsimor që do të sigurojnë një fuqi punëtore të kualifikuar vendase.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi nevojën për një proces legjislativ gjithëpërfshirës dhe transparent në të cilin do të përfshihen të gjitha palët e interesuara, midis të cilave edhe odat ekonomike.

Sipas saj, në vizita ndërshtetërore duhet të marrin pjesë edhe përfaqësues të sektorit të biznesit.

Përfaqësuesit e Odës e përshëndetën iniciativën e Presidentes për themelimin e Këshillit kombëtar për Bashkëpunim me Diasporën dhe shprehën gatishmërinë për të marrë pjesë në punën e tij.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...