Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

17 Dhjetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi politikën ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale, konfliktet ushtarake dhe zgjidhjet e mundshme për paqe.

Vëmendje e veçanti iu kushtua Ballkanit Perëndimor dhe konsolidimit demokratik të tij të gjatë dhe eurointegrimit.

U riafirmua dhe u theksua rëndësia e partneritetit strategji amerikan-maqedonas pas fitores së Partisë Republikane dhe të pas fitores së Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale.

Në takim u shpreh konfirmimi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do t’i japë fund rrezikut nga destabilizimi dhe ballkanizimi dhe do të çojë në riunifikimin e tij në Evropë, të cilës i përket vetëm gjeografikisht por edhe historikisht edhe në aspektin kulturor.

Të dy bashkëfolësit shprehën mirëkuptim dhe mbështetje për fillimin e negociatave tona be BE-në.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...