Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh

27 Shtator 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në suazat e Kuvendit të 79-të të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh.

Në këtë takim Presidentja Siljanovska Davkova i theksoi parimet e organizatës botërore si bazë sipas të cilës duhet të funksionojë rendi ndërkombëtar, pa dallim se a bëhet fjalë për shtete të mëdha apo të vogla. Ajo bashkëbiseduesit të vet i theksoi se në rastin e integrimeve evropiane maqedonase, bilateralizimi nuk duhet të lejohet të bëhet pengesë për zgjerimin e Bashkimit Evropian, i cili është krijuar si proces paqësor.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guteresh, shprehu zemërimin e tij në takim për shkak të pengesave që ka Maqedonia e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Duke thënë se është respektues i madh i integrimeve evropiane maqedonase, ai në bisedë theksoi solidaritetin e tij personal për përpjekjet e vendit për të qenë pjesë e BE-së.

Sekretari i Përgjithshëm, si njohës i mirë i proceseve integruese evropiane dhe i situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, theksoi se integrimi evropian maqedonas, plotësisht i merituar, duhet të ndodhë sa më shpejt.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit